.
×

Vetëvendosje ka rritur kërkesat ndaj LDK-së: Ky është kompensimi që ka kërkuar për kryetarin e Kuvendit



 Lëvizja Vetëvendosje ka kërkuar kompensim për postin e kryetarit të Kuvendit.Sipas burimeve mësohet se Vetëvendosje në takimin e djeshëm Mustaf- Kurti, ka kërkuar dy nënkryetarë të Kuvendit për vete, derisa postin e kryeparlamentarit ta marrë Lidhja Demokratike e Kosovës.

Këto burime nga Gazeta Blic saktësojnë se për LDK-në nuk do të jetë problem posti i nënkryetarëve, por ai i presidentit.

Nga asnjëra parti, zyrtarisht nuk kanë dashur të flasin për këtë kërkesë të VV-së.Partia e drejtuar nga Isa Mustafa vazhdon të këmbëngulë për postin e presidentit.Edhe në mbledhjen e sotme, Kryesia e kësaj partie ka vendosur që edhe nëse shkohet në zgjedhje, nuk të heqin dorë nga presidenti.

Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës i ka dhënë mbështetje të fuqishme Isa Mustafës, që në negociatat me Vetëvendosjen të mos lëshoj pe për postin e presidentit, kjo kërkesë të mos negociohet me Vetëvendosjen.

“Isa Mustafa e ka marrë edhe mbështetjen e Kryesisë në kërkesën që posti i presidentit t’i takoj Lidhjes Demokratike të Kosovës. Kryetari i partisë ka thënë se ata nuk do të tërhiqen nga ky post edhe me kushtin që vendi do të shkoj në zgjedhje. Ka pasur një mbështetje unanime për këtë qëndrim të Isa Mustfës”, tha ky burim i Gazetës Blic.

Ky burim brenda mbledhjes së Kryesisë së sotme ka cituar Isa Mustafën ku ka thënë se postin e presidentit nuk po e kërkon për vete, por që ai duhet t’i takoj LDK-së.

Ndërkohë, është duke vazhduar takimi ndërmjet LDK-së e VV-së tash e tri orë.Në kryetari i LDK-së, Lutfi Haziri i cili po merrë pjesë në takim, është shprehur optimist se sot përmbyllet marrëveshja.Negociatat ndërmjet LVV e LDK për bashkëqeverisje, pritet të përfundojnë sot, me një marrëveshje të madhe për ndarjen e tri posteve kryesore si dhe resorëve qeveritarë, ka theksuar ai.Lutfi Haziri, nënkryetar i LDK-së ka thënë se sot është dita kryesore e arritjes eventuale të marrëveshjes.

Haziri e ka quajtur këtë “marrëveshje e madhe për ndryshim”.