[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Vjollca Aliu: Shqipet e Reçakut



 

45 shqiponja të masakruara

Mbuluan tokën me gjak

45 jetë u shuan

Në vendin e shenjtë Reçak.

 

15 janari i borës së bardhë

Në botë krijoi histori

U shuan 45 jetë lulegjaku

Për t’lindur përsëri.

 

Se ato lule nga gjaku mbinë

Dhe sot jetët ripërtrijnë

Me gjak u ujitën lulegjaku-shqiponja

Botës i dhanë jehonë, kjo tokë është e jona.

 

O ju korba që krrokasni

Kurr shqiponjat nuk i përulët

Mbi gjakun e shqipeve

Sot po lulëzojnë lulet.

 

Se ai gjak nuk u shua

Se ai gjak nuk thahet kurrë

Me eshtrat e shqipeve

N’Reçak u ngrit një kullë.

 

U ngrit kulla e qëndresës

U ringjall shpresa e mbijetesës

Gjaku u derdh, u bë lum

Por bashkoi shqipet edhe më shumë.

 

 

 

 

 

 

Menu Title