.
×

Zeka thotë se pas ftesës nga Specialja po bëhet garë kush po e do me shumë Kadri Veselin



Kryetari i Partisë Euroatlantike të Kosovës (PEK), Milaim Zeka, në një postim në Facebook ka shkruar për ftesën e Gjykatës Speciale të bërë ndaj kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), shkruan GazetaBlic.Ai ka shkruar se pas ftesës që iu bë Veselit nga Specialja, njerëzit që janë duke mbështetur atë po garojnë në mes vete se kush e do më shumë të parin e partisë së PDK-së.Më poshtë mund ta gjeni postse imin e tij të plotë:

Gara kush po e do me shume Kadri Veselin?Tash qe Kryetarit te Kuvendit i erdhi ftesa, pritne radhen e njerezeve duke shprehe “keqeardhje”, edhe pse bash deri dje me thojshin: “Valla veq per Kadrine hiq nuk ja ke qellu, se ate nuk ashte e mundur me thirre”!Ua shikojsha mimiken bre me çfare lezeti e pritshin pergjigjen nga une me ju thane: “O te sigurte e keni”! Kur te njejti po i shohe sonte: “Kryetar jemi me Ty”!

Njesoj bre sikur neper varrime kur i shohe disa qe tane jeten e kane sha te vdekurin, e kur e shohin ne tabut, e te fillojne me lavdru, bash sikur Isa Mustafa Ibrahim Rugoven, dhe jo vetem.