[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Zemaj: Synojmë të bëjmë 3 mijë testime në ditë



Botapress 14 Gusht – Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj është duke raportuar para Komisionit parlamentar për Shëndetësi, në lidhje me menaxhimin e pandemisë Covid-19.

Zemaj para deputetëve ka thënë se ndonëse janë licencuar laborator privat për kryerjen e testeve që vërtetojnë pranin apo jo të virusit korona,  janë duke bërë çmos që të ngritin kapacitetet brenda  institucioneve shëndetësore publike që tu mundësohet qytetarëve në masë sa më të madhe qasje falas për të kryer testet.

“Nëse brenda institucioneve tona shëndetësore, saktësisht gjashtë qendrave tona rajonale, si dhe në Institutin e Shëndetësisë Publike, ashtu edhe në Klinikën Infektive, ofrojmë laborator ku kryhen testime, atëherë do të arrijmë maksimumin e kryerjes së testimeve, duke mbuluar kështu nevojat e qytetarëve. Sipas planifikimeve që kemi synojmë 3 mijë teste në ditë të kryhen falas”, tha Zemaj para deputetëve.

Në anën tjetër drejtori i IKShPK-së, Naser Ramadani, ka folur në lidhje me vendimin e  MASHT, pas rekomandimit nga IKShPK-ja për hapjen e shkollave tha se gjithherë është parë me rezervë hapja  e tyre, por se kanë vendosur ta bëjnë një gjë të tillë.

Ramadani tutje ka thënë se nuk munden ta parashikojnë nëse do të duhet të mbyllen ato prapë, apo se si do të veprohet tutje.

“ Në vazhdimësi kemi parë se si të bëhet mundësia e hapjes së shkollave por gjithmonë me rezervë. Pas vendimit të  qeverisë, fillimi i vitet shkollor do të nis në të gjitha nivelet por se varet se si do të zhvillohet. Se a duhet të mbyllen prapë apo si do të ndodh është vështirë të themi. Ne po themi që e kemi situatën nën kontroll, por gjithmonë ne jemi skeptik se si mund të hapen shkollat, dhe jo vetëm ne por edhe shtetet e tjera”, theksoi Ramadani

Menu Title