[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

SPORT

FASK shpalli më të mirët 

  Federata e Auto Sportit e Kosovës (FASK) i ka shpallur më të  mirët për vitin 2020.  Në një ceremoni të organizuar ndryshe nga vitet e kaluara (për  shkak të pandemisë), FASK i nderoi garuesit më të suksesshëm  nëpër disiplina dhe klasa të ndryshme, në konkurrencën e  femrave dhe të meshkujve, por edhe shumë individë e  institucione, që në mënyra të ndryshme kontribuan për  mbarëvajtjen e kampionatit.  Kryetari i FASK-ut, Ismet Rexhepi, e ka vlerësuar të  suksesshëm kampionatit e vitit 2020.  “Ishte një vit sfidues për gjithë njerëzimin, pra edhe për sportin,  e në rastin konkret auto sportin e Kosovës. Megjithatë, ne ia  dolën ta përfundojmë kampionatin në mënyrën më të mirë,  madje shkuam edhe përtej të tjerëve, pasi jemi të vetmit që edhe  për femra organizuam gara në drag. Sigurisht që gjithmonë ka  vend për përmirësim dhe shpresojmë që në të ardhmen të arrijmë  rezultate edhe më të mira, të kemi organizime më të mira dhe të  synojmë të jemi në nivel me vendet që kanë auto sport më të  zhvilluar”, ka thënë Rexhepi.  Përveç më të mirëve në klasa e disiplina, FASK i ndau edhe disa  shpërblime e mirënjohje.   “Helmeta e Artë” u takoi Jeton Qerimit, kampion i Kosovës në  disiplinën auto sllallom më 2018, 2019 dhe 2020, Nexhat   Kovaçit (veteran i auto sportit), kampion i viteve 1981, 1982 dhe  1983 dhe Muhamed Morinës (veteran i auto sportit), kampion i  viteve 1974, 1975 dhe 1976.  Zana Daka u nderua si sportiste e dalluar, për kontributin e  dhënë në avancimin e femrës, garuesja e vetme në disiplinën  malore, ndërsa Ernest Daka si kampion i vitit 1985 në disiplinën …

Menu Title